Kush janë dhjetë të kërkuarit nga policia në kuadër të operacionit të djeshëm? (FOTO)

Policia e Kosovës është në kërkim të dhjetë personave si të dyshuar për kontrabandim me mallra.

Ata janë nga vende të ndryshme të vendit duke filluar nga Mitrovica, Zubin Potok dhe Peja.

Këta persona kërkohen në kuadër të operacionit të policisë që zhvilloi gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veriu dhe Zveqan.

Deri në këtë fazë janë arrestuar dhe shoqëruar tetë persona të dyshuar për kontrabandim me mallra, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë zhvillimit të policisë në veri qytetarë të komunitetit serb u mblodhën duke e kundërshtuar këtë operacion, dhe nga aty të lënduar mbetën dhjetë zyrtarë policor.

Të kërkuarit nga policia janë: