Kush është Mustafa Shentop, shqiptari që u rizgjodh kryetar i Parlamentit në Turqi?

Mustafa Sentop, i cili mori 324 vota si rezultat i votimit në raundin e parë, është rizgjedhur kryetar i Asamblesë Kombëtare Turke.
Për herë të parë në këtë post ai u zgjodh më 24 shkurt për të zëvendësuar Binali Yıldırım.
Zgjedhja e kryetarit të ri të parlamentit të Turqisë Mustafa Shentop, ka bërë jehonë edhe në hapësirat shqiptare shkaku i prejardhjes së tij.
Shentop ka lindur më 6 gusht 1968. Lindi në Tekirdag nga një familje shqiptare. Ai vjen nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), ndërsa ka shërbyer si deputet në distriktin e tretë elektoral të Stambollit që nga 12 qershori i vitit 2011, njofton KosovaPost.
Shentop ndërmjet viteve 2012 dhe 2015 shërbeu si nënkryetar i AKP, me përgjegjësi për fushatat zgjedhore.
Ai u diplomua nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Stambollit, ndërsa mori diplomë masteri dhe doktoratë në fushën e të drejtës publike në Universitetin Marmara.
Shentop u bë doktor në vitin 2002, docent në vitin 2005 dhe profesor në vitin 2011. Gjithashtu ka ligjëruar në universitete të ndryshme në Turqi, ndërsa ka shërbyer edhe si President i Qendrës së Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale, Dega e Stambollit.
Shentop është i martuar dhe ka katër fëmijë.
Përndryshe, kryMustafa Şentop i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet mori 336 vota nga 600 vende në parlament në raundin e tretë të zgjedhjeve, duke u kualifikuar për të qenë kryetari i 29-të i parlamentit turk.