Kush e ka radhën pas Ukrainës?

Shkruan: Medai Shaholli

Kjo është pyetja që shtrohet me të drejt sot se kush e ka radhën pas Ukrainës nga pushtimi rus, a është Ballkani apo më konkretisht Bosnja në radhë si tokë e pambrojtur, ose të gjitha njësoj si apetite të babëzitura të uriturit rus për të kullufitur dhe grabitur teritore të reja.

Sot është momenti i fundit kur NATO dhe SHBA-ja nëse duan ta ruajnë integritetin moral dhe fizik të anëtarëve të saj t’i tregojnë njëherë e mirë vijën e kuqe ‘ariut rus’, në të kundërtën ai
do të vazhdojë ta zgjerojë fushën e veprimit dhe të invazionit edhe në Bosnjë si ‘tokë e lirë’, jo përmes mercenarëve ‘bjellorusë’ por me tanke serbe, si pretekst dhe një rast i mirë i çetnikëve’ të Beogradit për mbrojtjen e Republikës Srpska’ nga diktati i Sarajevës.

Kosova gjithashtu paraqet rrezik nga ky rast kur bashkësia ndërkombëtare do merren me Ukrainën çetnikët e Beogradit mund të shkaktojnë trazira në Veri të Kosovës si pretekst pastaj një ndërhyrje e mundshme për të ‘mbrojtur pakicën serbe nga agresorët shqiptar’.
Skenar ky që mund të ndodh pasi janë trazuar tashmë ujërat dhe zjarri i luftës është ndezur me Ukrainën dhe BE-ja e asaj pjese rusofile nuk e kthen kokën më nga Kosova, por do kërkoj ta zgjidh problemin me Ukrainën për shkak të kapitaleve investuese që kanë disa nga shtetet të BE-së me Rusinë e Carit të ri.

Prandaj, NATO dhe SHBA e kanë fjalën dhe t’i tregojnë jo vetëm dhëmbët por edhe armët gati para kërcnimit rus në Ballkan si përgjigje e merituar ndaj ‘ariut rus’ që po trazon Ballkanin dhe më gjerë mbarë europën.

A do të ndërhyjë diplomacia në këtë rast apo do të presin sesi ‘ariu rus’ po bën kërdi në lidje të Ukrainës me pretekstin e mbrojtjes së rusofonëve në atë pjesë, kjo do të shihet në radhë të parë nga sehirxhinjtë dhe qylaxhinjt e Brukselit të cilëve u dhimbsen më shumë paratë që kanë investuar te ‘ariu rus’ sesa shkelja e sovranitetit dhe integriteti i një shteti sovran.