Kusari-Lila apelon qytetarët të vozisin me kujdes

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila lidhur me rastin e djeshëm me vdekjen e katër personave në aksidentin tragjik në Koshare të Ferizajt, ka apeluar qytetarët që të vozisin me kujdes.

”Sot Kosova humbi katër qytetarë të saj në një aksident trafiku në Ferizaj. Një person tjetër është në gjendje të rëndë i hospitalizuar. Rrugët tona çdo ditë po shënojnë viktima dhe të lënduar nga aksidentet e trafikut.

Rreziku i cili po kanoset nga pakujdesia e vozitësve është brengosës dhe urgjentisht duhet të merren masa parandaluese, në veçanti tani gjatë muajve të verës kur numri i makinave në trafik shtohet dukshëm”, ka shkruar Kusari në facebook.

Kusari gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjes nga Shtimja. ”Ngushëllime familjarëve të viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarin”, ka shkruar tutje Kusari.