Kurti: Zhizhek e sheh Vetëvendosjen si parti që do ta luftojë populizmin e ekstremit të djathtë

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i VV’së, Albin Kurti, po thotë se filozofi slloven, Slavoj Zhizhek, e sheh Lëvizjen Vetëvendosje si një parti adekuate majtiste për të luftuar ekstremin e djathtë që sipas tij është duke u rritur kohëve të fundit.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë pas një bisede që ka pasur me Zhizhek për më shumë se një orë përmes platformës ‘Zoom’.

“Žižek është njohës i mirë edhe i historisë e politikës në rajon, si dhe i dinamikave të brendshme të shteteve të Ballkanit. Përvoja nga qeverisja jonë katërmujore dhe perspektiva e rikthimit të afërt, ndryshimet në ShBA dhe sfidat e BE-së, e deri te strategjitë e navigimit dhe ndërhyrjes të së majtës në botë, ishin tema të këtij bashkëbisedimi virtuel. Orientimin, programin dhe qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përveçse i përkrahë pa rezervë, Žižek njëkohësisht i sheh edhe si modelin adekuat politik e shoqëror për t’u ballafaquar me popullizmin e ekstremit të djathtë që vazhdon të jetë në rritje në kohën tonë.”, ka shkruar Kurti.

Kreu i VV’së thotë se “Žižek u zotua për mbështetjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të gjitha format që ai mund të kontribojë”.

Shkrimi i plotë:

Ishte maji i vitit 2009 kur u takuam për herë të parë në Prishtinë. Kishte ardhur për të promovuar librin e tij të parë në gjuhën shqipe, dhe, me atë rast, ligjëroi për dy ditë mbi pasojat socio-kulturore, politike e filozofike të krizës financiare të asaj kohe. Në qershor të vitit 2011 i ndoqa ligjëratat e tij në shkollën verore të Birkbeck College në Londër.

Me filozofin slloven Slavoj Žižek për një orë e gjysmë bëmë zoom në çështje të ndryshme. Diskutimi ynë lëkundej porsi lavjerrës midis praktikimit të teorive politike dhe teoretizimit të praktikave qeveritare. Žižek është njohës i mirë edhe i historisë e politikës në rajon, si dhe i dinamikave të brendshme të shteteve të Ballkanit. Përvoja nga qeverisja jonë katërmujore dhe perspektiva e rikthimit të afërt, ndryshimet në ShBA dhe sfidat e BE-së, e deri te strategjitë e navigimit dhe ndërhyrjes të së majtës në botë, ishin tema të këtij bashkëbisedimi virtuel. Orientimin, programin dhe qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përveçse i përkrahë pa rezervë, Žižek njëkohësisht i sheh edhe si modelin adekuat politik e shoqëror për t’u ballafaquar me popullizmin e ekstremit të djathtë që vazhdon të jetë në rritje në kohën tonë. Žižek u zotua për mbështetjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të gjitha format që ai mund të kontribojë.

Ndër librat e tij të shumtë do t’i veçoja: “The Sublime Object of Ideology”, “Tarrying ëith the Negative: Kant, Hegel, and the Critique of Ideology”, “The Parallax Vieë”, “Less Than Nothing: Hegel and the Shadoë of Dialectical Materialism”, “Sex and the Failed Absolute”, dhe, së fundi, “Hegel in a Ëired Brain”. Po ashtu, Žižek ka qenë autor e protagonist i disa filmave, ndër të cilët “Žižek!” nga Astra Taylor, dhe “The Pervert’s Guide to Cinema” nga Sophie Fiennes.