Kurti: Vizitën e parë zyrtare do ta bëjë në Shqipëri

Kryeministri Albin Kurti, tha se Qemail Minxhozi është një mik i afërt i tij dhe se si kryeministër i Republikës së Kosovës, vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Republikën e Shqipërisë.
Ambasadori Minxhozi e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen dhe i shprehi urimet e popullit shqiptar e zyrtarëve të shtetit.
Në takim sikur kryeministri Kurti ashtu edhe ambasadori Minxhozi njëzëri u pajtuan se bashkëpunimi në mes dy Republikave do të jetë shumë i afërt dhe se do të vazhdojnë e do t’i rrisin investimet strategjike për të dy vendet tona.​