Adelina Ismajli e përkrahë Vjosën për veprimin që bëri sot

Veprimi që bëri sot Vjosa Osmani duke hequr nga zyra fotografinë e presidentit Thaçi, e duke vendosur atë të Rugovës po komentohet nga i madh e i vogël.

Dikush duke e kritikuar si shkelëse të ligjit, e dikush edhe duke e përkrahur, duke e parë si një veprim të natyrshëm nga ana e saj.

Në mesin e personave të cilët i kanë besuar tash e sa vite Vjosës e partisë së saj është diva e muzikës shqiptare Adelina Ismajli.

Adelina njihet edhe si një ‘rugoviste’ pasi që publikisht e ka pranuar çdo herë respektin ndaj të ndjerit Ibrahim Rugova.

E sot veprimi që bëri Vjosa po thotë që e bëri akoma më shumë ta dojë këtë politikane e grua të zojën.

“E dua çdo ditë e më shumë”, shkruan Adelina duke iu referuar kryetares së re të parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmanit.