Kurti: Ushtrisë sonë iu shtuan edhe 302 ushtarë të rinj – të aftë e të gatshëm për ta mbrojtur Republikën tonë

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografi nga ceremonia e betimit të rekrutëve në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, që u mbajtë dje.Kurti ka thënë se ushtrisë iu shtuan edhe 302 ushtarë të rinj, të aftë e të gatshëm për ta mbrojtur vendin.

Që nga ardhja e tij në pushtet, Kurti ka thënë se në total ushtrisë i janë shtuar 1 mijë e 852 ushtarë.

“Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, u betuan si ushtarë të Kosovës edhe 302 rekrutë të rinj, vajza e djem që me sukses kanë arritur ta përfundojnë trajnimin bazik. Ky është grupi i parë i rekrutëve nga gjithsej 612 ushtarë të rinj që do t’i bashkohen trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të procesit të rekrutimit për këtë vit.Për këto dy vite e gjysmë, duke përfshirë rekrutimin e sivjetëm, ushtrisë sonë i janë shtuar 1852 ushtarë aktivë më shumë — të aftë e të gatshëm për ta mbrojtur Republikën tonë”, ka shkruar Kurti.