Kurti uron Pashkët ortodokse në gjuhën serbe: Do të vazhdojmë kujdesin për ju (VIDEO)

Kryeministri Albin  Kurti, përmes një video-mesazhi ka uruar në gjuhën serbe besimtarët ortodoksë, për festën e Pashkëve.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës, të fesë ortodokse ju uroj Pashkët. Ne do të vazhdojnë kujdesin për ju, besimtarë  ortodoksë, edhe duke garantuar më tej lirinë themelore të besimit, si dhe sigurinë e përgjithshme”, tha Kurti në video-nesazh.

“Ju uroj që festat t’i kaloni në gëzim dhe paqe së bashku me familjen dhe fqinjët tuaj. Fryma e Pashkëve ju dhuroftë paqe, drejtësi dhe begati të gjithë juve, qytetarëve tanë”, shtoi kryeministri. /Klankosova.tv