Kurti thotë se Trusti arriti rekord: 312 milionë euro kthim bruto në gjashtë muaj

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se Fondi i Kursimeve Pensinale ka shënuar shënuar rezultatin më të lartë investues brenda një gjysmëviti që nga themelimi i tij.

Kurtitha se Nga 1 janari deri më 30 qershor 2026, kthimi bruto nga investimet ka arritur në rreth €312 milionë.

Ai tha se ky rezultat dëshmon rëndësinë sipas tij të qeverisjes së mirë.

Postimi i plotë:

Rekord i ri i Trustit: €312 milionë kthim bruto në gjashtë muaj

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka shënuar rezultatin më të lartë investues brenda një gjysmëviti që nga themelimi i tij.

Nga 1 janari deri më 30 qershor 2026, kthimi bruto nga investimet ka arritur në rreth €312 milionë.

Së bashku me rezultatet e viteve paraprake, nga fillimi i vitit 2023 deri në fund të qershorit 2026, Trusti ka akumuluar rreth €956 milionë kthim bruto nga investimet:

• 88 milionë euro në vitin 2023

• 247 milionë euro në vitin 2024

• 309 milionë euro në vitin 2025

• 312 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Këto shifra janë lajm i mirë për qindra mijëra kontribuues, kursimet e të cilëve ruhen dhe investohen për sigurinë e tyre financiare pas pensionimit.

Rezultatet e tilla dëshmojnë rëndësinë e qeverisjes së mirë, profesionalizmit, integritetit dhe përgjegjësisë institucionale. Institucionet publike përparojnë kur përgjegjësitë u besohen profesionistëve dhe interesi i qytetarëve vendoset mbi çdo interes tjetër.

E përgëzoj Bordin, menaxhmentin dhe të gjithë punonjësit e Trustit për punën dhe përkushtimin e tyre. Vlera e gjithëmbarshme e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës tash është 4 miliardë e 245 milionë euro.

Duke e respektuar pavarësinë institucionale dhe profesionale të Trustit, do të vazhdojmë të kontribuojmë në përmirësimin e kuadrit ligjor, në mënyrë që kursimet pensionale të qytetarëve të menaxhohen me siguri, transparencë dhe perspektivë afatgjatë.

Një rezultat i mirë për Trustin, një lajm i mirë për kontribuesit dhe një arritje e rëndësishme për Republikën tonë.