Kurti të mërkurën do të flasë për takimin në Bruksel

Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a joint press conference with Germany's Foreign Minister Annalena Baerbock following their meeting in Pristina on March 10, 2022. Baerbock is on a two-day official visit to Kosovo. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën, më 24 gusht, do të flasë për takimin e tij të së enjtës që e kishte në Bruksel me presidnetin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, në një përgjigje për Klankosova.tv, ka thënë se Kurti adresimin do ta bëjë të mërkurën në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar.

“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar”, ka thënë Kryeziu për Klankosova.tv