Kurti takohet me sekretarin e PES-it, flasin për zhvillimet në vend

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropian, Giacomo Filibeck.

Në takim, Kurti e Filibeck folën për situatën aktuale e zhvillimet në vend, por edhe për qeverisjen e Vetëvendosjes në dy vitet e fundit.

“Ai e njoftoi për arritjet kryesore dhe progresin e shënuar në rrafshin e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe mjedisit demokratik”.

“Në takimin që u zhvillua gjatë pasdites, u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimin ndërpartiak mes partive simotra si dhe atij multilateral në kuadër të organizatave dhe forumeve të partive social-demokrate”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.​