Kurti: Specialja është e padrejtë, UÇK-ja nuk ka pasë strukturë paralele kriminale

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në Kosovë çdo herë ka pasë gjykata speciale duke filluar nga UNMIK-u e duke vazhduar deri tek formimi Gjykatës Speciale të Hagës.

Ai në një konferencë për media ka thënë se Specialja është e njëanshme dhe e padrejtë në raport me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe me shqiptarët, njofton Klan Kosova.

“Javën që lamë pasë në Hagë, në atë që po e quajmë Gjykatë Speciale, u paraqitën dhe thanë fjalët e tyre ish-pjesëtarët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Kemi folur gjerë e gjatë për këto shtatë vite për Gjykatën Speciale, kjo gjykatë është me Specialja jo në çmimin e lirisë por në çmimin e gabimeve politike që jemi duke paguar tani, UÇK-ja është lënë jashtë edhe në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës dhe në Kushtetutë”, ka thënë Kurti.

“Specialja është e padrejtë e njëanshme në raport me UÇK-në si palë ndërluftuese dhe etninë tonë shqiptare si përkatësi. Në aktakuzën e përbashkët të Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit, thuhet se brenda UÇK-së ka ekzistuar një grup kriminal, që Specialja e përcakton si ndërmarrje të përbashkët kriminale. Pra, thuhet se ka pasë një strukturë paralele thuajse kemi pasë UÇK-në dhe NPK (Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale)”.

“Prokuroria e është gabim, në UÇK nuk ka pasë strukturë paralele kriminale. UÇK-ja ka pasë shtabin e përgjithshëm, zyrën e përgjithshme e drejtuar nga Adem Demaçi, zonat operative, brigadat dhe shumë të tjera. Ky lajm më i ri në Kosovë nuk është fare i vërtetë”.

“Në aktakuza thuhet se UÇK-ja ka pasë për qëllim të fitojë dhe të ushtrojë kontroll gjithandej Kosovës. Madje kjo qysh nga marsi i vitit 1998. Sipas gjykatës qëllimi i kësaj ndërmarrje na paska qenë të fitoj dhe ushtroj kontroll gjithandej në Kosovë. Madje, kjo qysh nga marsi 1998. Po të thuhej se ndokush prej tyre ka pasur qëllim kontrollin në mars 2008 apo 2018, edhe mund të besohej por kurrsesi në 1998 siç pretendon prokuroria. Qëllimi i UÇK-së ishte çlirimi dhe jo ushtrimi i kontrollit”.

Gjykata Speciale, Kurti: Kosova duhet ta organizojë mbrojtjen e të pandehurve

Kurti tutje ka thënë se Kosova duhet të organizojë mbrojtjen e të pandehurve para Gjykatës Speciale të Hagës.

“Në Hagë nuk po përndjeken vetëm individët, por nuk mund të mbrohen as të pandehurit si individë. Kosova duhet ta organizoj e ta koordinoj mbrojtjen e të pandehurve. E pamë se ata i kanë avokatët e tyre por nevojitet bashkërendimi nga shteti. UÇK nuk ka qenë e asnjërit, por të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojmë. Kjo është sidomos punë qeverie”.

“Në sintezën e përfaqësimit dhe mbrojtjes në këtë proces duhet të bashkërendohet Kosova, e cila nuk ka një qeveri që mund ta bëjë këtë. Kjo qeveri e paligjshme që varej nga fillimi nga lista serbe e që tash është e pakicës, nuk mund ta mbrojë e të shpëtojë as vetveten e lëre më dikë tjetër”.

“Në duhet të jemi bashkë për luftën çlirimtare dhe kundër Serbisë, e cila nuk na njeh dhe nuk është penduar për krimet e kryera. Nuk kemi pse të bëjmë më gabime të tjera”, ka thënë Kurti.