Kurti: Sot Rama e kundërshton Specialen, dikur vinte me helikopter per te bindur palët te votonin “pro” themelimit te saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me protesten e thirrur ne Tirane per lirimin e liderëve të UÇK-së, duke i bërë thirrje kryeministrit shqiptar, Edi Rama, te tregojë pendesë për qendrimet e tij të kaluar.

Sipas Kurtit, ndërsa sot Rama e kundërshton Gjykatën Speciale, dikur kishte ardhur madje me helikopter né Kosove per te bindur palët te votonin pro themelimit te saj. Kurti thekson se UÇK-ja nuk ka qenë një organizate kriminale dhe se për krime të luftës duhet të përgjigjet Serbia, e cila sipas tij eshtë shkaktarja e gjenocidit dhe krimeve masive ndaj popullit të Kosovës. Ai shton se institucionet shqiptare dhe shtetet mike te Kosovës kane pergjegjesi qe te mbrojne te verteten dhe drejtesine ne forumet nderkombetare, jo vetem ne sheshe publike.