Kurti shtroi iftar për kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava

Në përmbyllje të muajit të Ramazanit, kryeministri Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, pritën në iftar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kurti shprehu respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë gjatë Muajit të Ramazanit.

Ai uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve.

Në prag të festës së Bajramit, që shënon fundin e muajit të agjërimit, kryeministri Kurti i uroi myftiut Tërnava dhe të gjithë besimtarëve myslimanë Bajram të gëzuar.

“Humanizmin e tolerancën e besimtarit gjatë Ramazanit t’i kemi udhërrëfyes të përhershëm të përditshmërisë sonë”, deklaroi Kurti.