Kurti: Shprehi ngushëllime për tragjedinë e ndodhur në Tetovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, fillimisht shprehi ngushëllime për viktimat e tragjedisë në spitalin e Tetovës.

Ai tha se me Zaevin kanë folur edhe për situatën me koronavirusin.

“Virusi me variantin Delta po i godet rëndë vendet tona, natyrisht edhe në këtë aspekt diskutuam që të dalim sa më shpejtë dhe më lehtë të dalim nga kjo situatë”, tha Kurti, raporton SHENJA.

Kurti tha se puna në projekte të përbashkëta që përmirëson dhe lehtëson jetën e qytetarëve në të dyja anët e kufirit është obligim i joni.

“Ndër to është edhe memorandumi i bashkëpunimit mes të cilit do të formohet një komision për rrugën Prizren-Tetovë, që lidh edhe më ngushtë lidhjet tona. Me Zaevin kemi folur edhe për të drejtën e respektimit të drejtave të njerëzve pa dallim përkatësisë etnike. Si vende me synim të përbashkët, e kuptojmë se luftimi i korrupsionit është parakusht i patjetërsueshëm. Qeveria jonë e re është ngritur mbi zotimin për drejtësi”, tha Kurti, raporton SHENJA.