Kurti shpreh ngushëllime për viktimat e sulmit në Hamburg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime popullit gjerman pas sulmit që la të vdekur tetë persona dhe dhjetëra të tjerë të lënduar.

“Thellë i pikëlluar me lajmet pas të shtënave të djeshme në sallën e Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg që mori disa jetë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter, përcjell KlanKosova.tv.

“E dënojmë këtë akt të pakuptimtë të dhunës dhe shprehim ngushëllimet tona për familjet dhe të dashurve të viktimave”.