Kurti: Serbia ta tregojë forcën në ring, jo në kufi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ndalimeve që u janë bërë boksierëve kosovarë në kufirin e Serbisë.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka thënë se Serbia duhet ta tregojë forcën në ring e jo në kufi.

“Serbia duhet ta tregojë forcën e saj në ringun e boksit e jo në kufi. Vendimi i tyre për të mos lejuar hyrjen e sportistëve tanë për Kampionatin Botëror të Boksit 2021 është një shkelje ndërkombëtare në normat e sportit”, ka shkruar Kurti në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Kurti tutje u ka bërë thirrje BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar për të dënuar këtë shkelje dhe veprim diskriminues.