Kurti: Përpjekja e Serbisë për destabilizimin e Kosovës do të jetë e pasuksesshme

Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a joint press conference with Germany's Foreign Minister Annalena Baerbock following their meeting in Pristina on March 10, 2022. Baerbock is on a two-day official visit to Kosovo. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryeministri Albin Kurti, sot nga Prizreni ka folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku disa përfaqësues nga komuniteti serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Kreu i qeverisë, ka deklaruar para medieve se do të dështojnë përpjekjet e Serbisë për destabilizim të Kosovës.

“Unë e di që një përpjekje e tillë do të jetë e pasuksesshme, shteti ynë është i fortë duke qenë demokratik, duke qenë i rreshtuar me SHBA, NATO dhe BE”, tha ai, raporton Rtklive, transmeton Klankosova.tv.