Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed.
Kurti ka treguar për pozicionin e tij lidhur me zgjedhjet në veri.
Ai tha se së pari urgjentisht duhet të ndalet dhuna, dhe të bëhet zbatimi i Marrëveshjes bazë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.
“Faleminderit për mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë gjithë viteve”, tha ndër të tjera Kurti transmeton Klankosova.tv
Bashkimi Evropian ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.
Kjo krahas dy kërkesave tjera, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe nisjen e punës për themelimin e Asociacionit.
Këto kërkesa i shpalosi kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, pas takimit që patën në Moldavi bashkë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçoq, kancelarin gjerman Olaf Scholz si dhe presidentin francez Emmanuel Macron./ Klankosova.tv