Kurti për Manastirin e Deçanit: Besoj se çështja do të zgjidhet, jam optimist

Kosovo's Prime Minister Albin Kurti speaks during a joint press conference with Germany's Foreign Minister Annalena Baerbock following their meeting in Pristina on March 10, 2022. Baerbock is on a two-day official visit to Kosovo. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij ai ka folur për çështjen e tokës së Manastirit të Deçanit, për të cilën tha se është optimist se çështja do të zgjidhet, përcjell Klankosova.tv.

“Besoj se çështja do të zgjidhet, jam optimist, unë jam kryeministri i parë i Kosovës i cili nuk pranohet në takim nga priftërinjtë ortodoksë në Manastirin e Deçanit. Janë takuar pararendësit e mi, por mua s’më duan në takim. Kam kërkuar takim por më refuzojnë. Besoj se mund të përfshihemi në dialog e të zgjidhim problematikat që i kemi”, tha Kurti.

Tutje, ai u shpreh se duan që ta ruajmë Manastirin e Deçanit, që është siç u shpreh ai trashëgimi kulturore e gjithë qytetarëve.