Kurti për Kosovën në AP të NATO-s: Sofja e cila 25 vjet më parë ofroi hapësirën ajrore për avionët e NATO-s, u bë sërish vendtakim

Kosovo Prime Minister Albin Kurti speaks during an interview with The Associated Press in the capital Pristina, Friday, Sept. 29, 2023. Kosovo's prime minister on Friday welcomed a NATO decision to bolster its troops in the volatile Balkan region, saying last weekend's shootout that left four people dead illustrates Serbia's attempts to destabilize its former province with the help of ally Russia. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Përmes një postimi në Facebook, shefi i qeverisë tha se ky hap i rëndësishëm për Kosovën u bë pikërisht në Sofje, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vetë ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë.

“Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë”, ka shkruar Kurti, njofton Klankosova.tv.

Poashtu, kryeministri Kurti përgëzoi zyrtarët e shtetit që punuan për këtë arritje

“Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë”, shtoi kryeministri, njofton Klankosova.tv.

May be an image of text