Kurti për draftin e Asociacionit: Është më i avancuar, vërejtjet ia kam dërguar Lajçakut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me 24 tetor i ka dërguar vërejtjet dhe kritikat e tij emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në lidhje me draftin e Asociacionit që Qeveria e Kosovës ka pranuar më herët.

Sipas Kurtit ai nuk mund t’i bëjë publike këto vërejtje dhe kritika për shkak të konfedacialitetit, por thotë se drafti është më i avancuar dhe krejtësisht tjetër nga ai i marrëveshjeve më të hershme.

“Ne kemi thënë që e pranojmë ta nënshkruajmë paktën ku benë pjesë marrëveshja bazë, aneksi i zbatimit, njëra nga Ohri, tjetra nga Brukseli dhe gjithashtu edhe këtë draftin për të cilin paraprakisht i kemi dërguar vërejtjet por meqenëse në Bruksel na u tha që është një gjë urgjente normalizimi i marrëdhënieve unë pranova ta nënshkruaj më ç‘rast nënshkrimi është pranimi, mirëpo vetëm si një pjesë ë paktës ku kemi kërkuar edhe që Kosova ta fitojë statusin e vet dhe të fillojë programi i NATO-s”, ka theksuar Kurti.

“Për hirë të konfedacialitetit të draftit nuk mund të flasë as për vërejtjet e kritikat e mija ato janë shumë të rëndësishme, ia kamë përcjelle emisarit evropian nëpërmjet zëvendësit Besnik Bislimit më datën 24 tetor dy ditë para së takohemi në Bruksel. Ky është draft krejtësisht tjetër është më i avancuar por kjo nuk do të thotë që ne jemi të kënaqur, andaj edhe unë i kam dërguar vërejtjet dhe kritikat e mija”, tha ai. /EO