Kurti për deklaratat e opozitës: Pati ofendime dhe fyerje, por nuk do t’ua kthejë

Kurti gjatë një deklarate për gazetarë, ka thënë se ende nuk i kanë vendosur emrat për zëvendësiminitra.

“Ne ende nuk i kemi vendosur emrat për zv.ministra, do ta bëjmë sa më shpejtë që të jetë e mundur, kam shumë punë përpara. Do ta sjellim projektligjin për buxhet dhe iu kisha lutur të më kurseni pyëtjet për pushtetet komunale. Unë prej këtu para se të shkojë në banesën time, do shkojë në zyrën e lëvizjes që t’i falënderojë anëtarët tanë që e kanë ndjekur transmetimin e drejtëpërdrejtë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar se krijimi i qeverisë mund të konsiderohet vonesë vetëm nga 26 dhjetori jo më herët.

Ndërsa për deklaratat e deputetëve të opozitës, ai ka thënë se nuk do t’i komentojë.

“Nuk mendoj se duhet t’i komentojë të gjitha ato, ishin kritika ofendime e fyerje nuk do ua kthej, duhet të bashkohemi të punojmë për vendin”, ka përfunduar Kurti.