Kurti për aksidentin e autobusit me mërgimtarë në Serbi: Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë

Kryeministri Albin Kurti, në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë tha se të gjithë të lënduarit nga aksidenti i mbrëmshëm i autobusit me mërgimtarë nga Kosova në Serbi janë jashtë rrezikut për jetë, raporton Gazeta Express.

“Sipas informatave, fatmirësisht të gjithë udhëtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë. Është koha e kthimit të mërgatës sonë drejt vendeve ku ata jetojnë dhe punojnë. Shpirtërisht jemi me ta, derisa ata kalojnë mijëra kilometra këto kohë të acarta të dimrit”, tha ai.

Testi PISA, Qehaja thotë se rezultatet e testit nuk mund të jenë të mira a…

Te lodhur nga venat me variçe të tmerrshme? Provoni këtë metodë
Kreu i Ekzekutivit u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

“Sakrifica, kontributi, mundi i tyre për të qëndruar sa më afër familjarëve në Kosovë është për t’u admiruar. Urojmë që udhëtimet e tyre të jenë sa më të lehta e më të sigurta dhe u urojmë urim sa më të shpejtë”, u shpreh Kurti.

Ai tha se institucionet e vendit janë në kontakt të vazhdueshëm dhe se po bëjnë “gjithçka dhe çdo gjë që është e mundur për t’u dalur në ndihmë të lëndurve”.

Sot në orët e mëngjesit kompania “Zhitia Tourist”, autobusi i së cilës u aksidentua, njoftoi se janë rrugës për në Slloveni, pas aksidentit të mbrëmshëm, ku një autobus i kësaj kompanie u rrokullis në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi.

Autobusi i linjës Prishtinë-Graz (Austri) u aksidentua rreth orës 22:00.