Kurti para se të bëhej kryeministër: Nuk dua situatë ku nuk kemi as taksë as reciprocitet

Kurti e ka marrë vendimin për heqjen e taksës – pa vendimin për masën e reciprocitetit ndaj Serbisë siç kishte deklaruar.

Gjatë fushatës dhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Kurti vazhdimisht kishte deklaruar se taksa do të largohet pasi të fuqizohet reciprociteti i plotë me Serbinë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kurti kishte deklaruar se: “Ashtu kemi deklaruar, sepse ashtu kemi menduar e besuar, ne me ato deklarime e qëndrime kemi fituar dhe natyrisht që tash duhet t’i dalim zot qytetarëve për mbështetjen e tyre. Duam të zëvendësojmë tarifën dhe nuk duam të kemi situatë ku mbesim pa taksë e pa reciprocitet”.