Kurti: Nuk kemi problem me asnjë kandidat të LDK-së

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me cilindo kandidat që mund të propozojë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke reaguar ndaj akuzave të kryetarit të saj Lumir Abdixhiku se atij po i pengon kandidatura e Vjosa Osmani.

Kurti u shpreh se LDK duhet të sigurojë 15 nënshkrime për kandidatin e saj, duke shtuar se nëse i mungojnë, “ne i plotësojmë”. Megjithatë, ai theksoi se nuk mund të japë garanci për votat e grupit të tij parlamentar.

“Në kuti, votimi është i fshehtë”, deklaroi Kurti, duke lënë të hapur rezultatin e mundshëm të procesit të votimit.

Ndër të tjera, Kurti shtoi: “Kemi bërë oferta për LDK por për të gjitha propozimet tona ka pasur vetëm refuzime, s’kemi pasur propozim nga pala tjetër për të dalë nga kjo krizë”.