Kurti nga Prekazi: Drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë në vend

Në ditën e parë të punës si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas homazheve, Kurti u shpreh se bashkë me ministrat bërën homazhe tek vendi i flijimit e bashkimit.

Kryeministri Kurti para mediave tha se tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe, e që rënia heroike e tyre ngriti në këmbë popullin shqiptar dhe i dha hov Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare.

Kurti tha se gjaku i të rënëve nuk humbet kurrë dhe se në Prekaz shkojnë për të kuptuar nga vijnë dhe për të ditur edhe më mirë se nga të shkojnë.

Kurti: Tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe, rënia e tyre ngriti në këmbë shqiptarët

“Dje pranuam detyrën si qeveri e re e cila u votua në Kuvendin e Republikës së Kosovës të hënë mbrëma pasi që doli nga zgjedhjet e 14 shkurtit dhe sot në ditën e parë të punës me zëvendëskryeministrat, ministrat erdhëm herët në mëngjes në Prekaz në këtë vend të flijimit e bashkimit ku tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe mirëpo rënia e tyre heroike e ngriti në këmbë popullin shqiptar i dha hov Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare e cila me 24 mars 1999 dërgoi aleancën më të fuqishme në historinë e njerëzimit kundër një shteti gjenocidal siç ishte Serbia e Millosheviçit”, tha ai.

Nuk është vënë në vend drejtësia për krimet e kryera nga Serbia, kështu tha Kurti derisa theksoi se gjaku e emri i tyre nuk harrohet kurrë.

Kurti: Drejtësia për krimet e Serbisë nuk është vënë në vend, gjaku i të rënëve nuk harrohet kurrë

“Ne i kujtojmë me shumë dhimbje e mall, Shaban, Hamëz e Adem Jasharin dhe gjithë 59 anëtarët e kësaj familje gjysma e të cilëve ishin gra dhe fëmijë. Drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë në vend ashtu sikurse edhe për shumë dëshmorë e martirë të tjerë ane mbanë Kosovës. Gjaku i tyre nuk humbet kurrë, emri i tyre nuk harrohet kurrë dhe ne kthemi e rikthehemi këtu në Prekaz për ta kuptuar se nga vijmë dhe për ta ditur më mirë se kah duhet të shkojmë. Lavdi Jasharave dhe gjithë dëshmorëve e martirëve”, u shpreh Kurti.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrat e qeverisë së tij ka bërë sot homazhe në Prekaz.

Kurti para mediave tha se kujtohen me dhembje anëtarët e familjes Jashari, teksa drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë në vend ende, ashtu sikurse edhe për shumë raste të tjera.

Kurti shtoi se qytetarët kthehen në Prekaz për ta kuptuar se nga vijnë dhe për ta ditur se nga duhet të shkojmë.

“Ne i kujtojmë me shumë dhembje e mall, Shaban, Hamëz e Adem Jasharin dhe 59 anëtarët e kësaj familje. Drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë në vend, ashtu sikurse edhe për shumë dëshmorë e martirë të tjerë. Gjaku i tyre nuk humbet kurrë, dhe ne kthehemi e rikthehemi në Prekaz për ta kuptuar se nga vijmë dhe për ta kuptuar se nga duhet të shkojmë”, tha Kurti.