Kurti nga Kroacia: Kjo është një ditë e vështirë për njerëzit tanë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti arriti në Slavonski Brod rreth orës 20:00 she shkoi me Kryeministrin Andrej Plenković për të vizituar udhëtarët e plagosur në aksidentin e tmerrshëm që la pas 10 viktima. Pasi vizituan të plagosurit, të dy dolën në një deklaratë për mediat.

Kurti shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

“Kjo është një ditë e vështirë për njerëzit tanë,”-tha Kryeministri Kurti dhe falënderoi të gjithë në Kroaci që u kujdesën për viktimat.