Kurti në takim me komandantin e NATO-s: Siguria e Kosovës nis nga kufijtë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka pritur në takim Komandatin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, George M. Wikoff.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti gjatë këtij takimi ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë derisa ka nënvizuar edhe synimin për anëtarësim në NATO.

Kurti poashtu ka potencuar se siguri për Kosovën në radhë të parë është ajo e kufijve të saj.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, komandatin Wikoff e ka uruar edhe për marrjen e detyrës së re.

“Kosova është rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit dhe pavarësisë, që është kthyer në motor të zhvillimit ekonomik, themel të shtetndërtimit demokratik dhe mundësi për mirëqenie sociale. Për këtë, kryeministri shprehu falënderimin e popullit të Kosovës për aleancën veri-atlantike. Duke folur për situatën e sigurisë, kryeministri nënvizoi synimin dhe angazhimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim të plotë në NATO, si përgjigjja më e mirë për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë në rajon. Kryeministri shtoi se siguria e Kosovës në radhë të parë është siguri e kufijve të saj”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.