Kurti me video-mesazh u bën thirrje serbëve që të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, me anë të një video-mesazhi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të komuniteteve pakicë që të bëhen pjesë e gjeneratës së re të policëve në Policinë e Kosovës.

Kurti teksa kanë mbetur më pak se 10 ditë u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e policisë për të garantuar siguri në komunat veriore, njofton Klankosova.tv.

“Kur kanë mbetur më pak se 10 ditë, ftoj të gjithë qytetarët nga të gjitha komunitetet pakicë në Kosovë që të aplikojnë në thirrjen e hapur për gjeneratën e re të policëve, të përkushtuar për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve në komunat veriore të Republikës sonë”, ka shkruar Kurti në Twitter krahas videos me thirrjen.