Kurti: Krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë nuk mund të fshehen e as fshihen

Kosovo Prime Minister Albin Kurti speaks during an interview with The Associated Press in the capital Pristina, Friday, Sept. 29, 2023. Kosovo's prime minister on Friday welcomed a NATO decision to bolster its troops in the volatile Balkan region, saying last weekend's shootout that left four people dead illustrates Serbia's attempts to destabilize its former province with the help of ally Russia. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar në 25 vjetorin e Masakrës së Vushtrrisë 68 civilët e vrarë nga forcat serbe.

Në një postim në Facebook, Kurti tha se eshtrat e 67 shqiptarëve të vrarë në këtë masakër u gjetën në Batajnicë të Beogradit, raporton Klankosova.tv.

Ndërsa thotë se tashmë në këtë lokacion, ku u gjetën trupat e pajetë të 744 shqiptarëve nga Kosova, Serbia zhvillon parada ushtarake “pa asnjë pllakë apo shenjë tjetër përkujtimore që tregon se ka pasur një varrezë masive”.

“Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë nuk mund të fshehen e as fshihen. Këto krime nuk mund të mbeten të pazbardhura e kriminelët të pandëshkuar”, deklaroi Kurti.

Më poshtë, postimi i tij i plotë:

Bukuria i kishte 16 pranvera. Më 26 gusht 1999 do të mbushte 17 vjet.

Sot janë bërë 25 vite prej zhdukjes së saj.

Më 22 maj 1999, forcat e armatosura të Serbisë vranë dhe masakruan mizorisht 68 civilë shqiptarë në Vushtrri. Pas ekzekutimit, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit, trupat e pajetë i dërguan në Serbi. Eshtrat e 67 shqiptarëve të vrarë në këtë masakër u gjetën në Batajnicë të Beogradit. Nuk u gjetë Bukuria.

Në Batajnicë afër Beogradit janë gjetur trupat e pajetë të 744 shqiptarëve nga Kosova. Aty zhvillohen parada ushtarake të Serbisë pa asnjë pllakë apo shenjë tjetër përkujtimore që tregon se ka pasur një varrezë masive.

Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë nuk mund të fshehen e as fshihen. Këto krime nuk mund të mbeten të pazbardhura e kriminelët të pandëshkuar.

Në këtë përvjetor, kujtojmë të vrarët në masakrën e Vushtrrisë:

1 Afrim (Osman) Bajrami (31 vjeç)

2 Agim (Arif) Zeka (20 vjeç)

3 Agim (Hamdi) Dallku (26 vjeç)

4 Agim (Islam) Shaqiri (17 vjeç)

5 Ahmet (Qazim ) Uka (35 vjeç)

6 Ajshe (Azem) Uka (31 vjeç)

7 Ali (Ibrahim) Melenica (58 vjeç)

8 Arian (Emurullah) Prokupla (30 vjeç)

9 Arsim (Hazir) Sejdiu (33 vjeç)

10 Arsim (Ismajl) Musa (20 vjeç)

11 Avdi (Hamit) Bardiqi (56 vjeç)

12 Bahri (Mahmut) Syla (24 vjeç)

13 Bajram (Habib) Islami (38 vjeç)

14 Bajram (Ramadan) Meha (46 vjeç)

15 Bashkim (Hamdi) Dallku (23 vjeç)

16 Bedri (Ramadan) Kutllovci (38 vjeç)

17 Besnik (Ramadan) Shaqiri (15 vjeç)

18 Brahim (Rrahim) Maloku (48 vjeç)

19 Bujar (Dibran) Krasniqi (19 vjeç)

20 Bukurie (Hasan) Shkreli (16 vjeç)

21 Burim (Rafet) Behrami (17 vjeç)

22 Driton (Rifat) Murseli (27 vjeç)

23 Driton (Shaban) Merovci (31 vjeç)

24 Ekrem (Jahir) Feka (30 vjeç)

25 Faik (Raif) Mulaku (57 vjeç)

26 Fatmir (Halim) Keqolli (26 vjeç)

27 Fazli (Zenel) Shabani (56 vjeç)

28 Fehmi (Ukshin) Musa (37 vjeç)

29 Ferki (Zeqir) Kadriu (58 vjeç)

30 Hajdin (Ramadan) Shaqiri (19 vjeç)

31 Haki (Zeqir) Kadriu (16 vjeç)

32 Hamdi (Ragip) Dallku (62 vjeç)

33 Hamit (Adem) Halili (60 vjeç)

34 Hasan (Ibrahim) Melenica (51 vjeç)

35 Hilmi (Hamit) Halili (27 vjeç)

36 Ibrahim (Bajram) Zeqiri (36 vjeç)

37 Ibrahim (Habib) Islami (49 vjeç)

38 Idriz (Ragip) Hasani (21 vjeç)

39 Irfan (Ilaz) Zhilivoda (38 vjeç)

40 Isak (Sylë) Maçastena (33 vjeç)

41 Jeton (Rifat) Vërbovci (33 vjeç)

42 Kemajl (Tefik) Tërnava (41 vjeç)

43 Lulzim (Hamdi) Bajrami (27 vjeç)

44 Mensur (Ferat) Gërguri (35 vjeç)

45 Miradie (Hajzer) Feka (62 vjeç)

46 Muhamet (Ahmet) Kadriu (56 vjeç)

47 Muharrem (Hamdi) Bajrami (32 vjeç)

48 Murat (Ferat) Tiriqi (24 vjeç)

49 Muzafer (Avdulla ) Muhaxheri (42 vjeç)

50 Naim (Osman) Bajrami (37 vjeç)

51 Naser (Arif) Zeka (25 vjeç)

52 Nexhmedin (Arif) Zeka (22 vjeç)

53 Nistret (Ali) Melenica (31 vjeç)

54 Rafet (Qazim) Behrami (53 vjeç)

55 Ramadan (Bajram) Meha (15 vjeç)

56 Ramadan (Sefë) Shaqiri (50 vjeç)

57 Rrahim (Ali) Shatrolli (43 vjeç)

58 Rrahim (Hasan) Shkreli (19 vjeç)

59 Rrahman (Idriz) Ferati (18 vjeç)

60 Sekine (Qazim) Uka (24 vjeç)

61 Serhat (Ferat) Tiriqi (22 vjeç)

62 Shaban (Ibrahim) Melenica (49 vjeç)

63 Shahidin (Shefqet) Maxhuni(20 vjeç)

64 Shahin (Xhevat) Feka (40 vjeç)

65 Shefki (Musli) Melenica (22 vjeç)

66 Xhafer (Ramadan) Shaqiri (18 vjeç)

67 Zeqir (Rexhep) Kadriu (46 vjeç)

68 Zeqir (Rrahman) Zeqiri (45 vjeç

Lavdi!