Kurti: Kosova pranë Ukrainës, ashtu siç u ngrit vetë nga lufta

Kosovo Prime Minister Albin Kurti speaks during an interview with The Associated Press in the capital Pristina, Friday, Sept. 29, 2023. Kosovo's prime minister on Friday welcomed a NATO decision to bolster its troops in the volatile Balkan region, saying last weekend's shootout that left four people dead illustrates Serbia's attempts to destabilize its former province with the help of ally Russia. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur solidaritet me Ukrainën në përvjetorin e luftës, duke theksuar se Kosova, ashtu si Ukraina sot, u ngrit nga lufta falë qëndresës së popullit, raporton GazetaBlic.Ai priti gra ukrainase të trajnuara për deminim dhe gazetarë nga Ukraina në kuadër të programit “Journalists in Residence”, duke ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës për popullin ukrainas.

Postimi i plotë:Kosova u ngrit nga hiri i luftës për t’u bërë një vend sovran, demokratik dhe i sigurt, sepse populli ynë refuzoi të dorëzohej. Po këtë forcë e shohim sot në Ukrainë.
Në shënim të përvjetorit të luftës në Ukrainë, sot pritëm në zyrën e Kryeministrisë gra nga Ukraina që morën pjesë në trajnimin e organizuar për deminim dhe pastrim të mjeteve shpërthyese. Pjesë e këtij takimi ishin edhe gazetarë nga Ukraina që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë në kuadër të programit JiR të mbështetur nga qeveria jonë.Edhe pas katër viteve të përpjekjes së Rusisë për të pushtuar Ukrainën, ne qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës me empati dhe solidaritet. Qytetarët e Kosovës e njohin dhimbjen e dëbimit dhe humbjes, por gjithashtu e dimë se vendet mund të rindërtohen, të shërohen dhe të dalin më të forta. Besojmë se edhe Ukraina do ta bëjë të njëjtën gjë.