Kurti: Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 – arritje e jashtëzakonshme

 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka quajtur arritje të jashtëzakonshme faktin që Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai i ka uruar të gjithë qytetarët për këtë arritje, raporton Klan Kosova.

“Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Arritje e jashtëzakonshme. Urime të gjithëve”, ka shkruar ai.