Kurti i kërkon kryeministres finlandeze shtimin e numrit të ushtarëve në KFOR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Ai e falënderoi atë për kontributin e Finlandës për Kosovën para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

Kurti theksoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

Ndërkaq, kryeministrja e Finlandës shprehu mbështetjen për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian.

U bisedua për rritjen në 70 të numrit të ushtarëve finlandez në Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

I pari i Qeverisë së Kosovës theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për reforma strukturore në ekonomi, politikë, sundim të ligjit dhe demokraci funksionale në përputhje me standardet evropiane, për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal/Klankosova.tv