Kurti i del në mbrojtje Gërvallës: Ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër

Ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla kanë nisë reagimet e ashpëra.

Kjo pasi ditëve të fundit është publikuar një video ku shihet teksa Gërvalla thotë se do ta ndihmojë Gjykatën Speciale nëse do të ketë ndonjë material për ta vënë drejtësinë në vend.

Mirëpo për këtë ka reaguar kyerministri Albin Kurti duke i dalë në mbrojtje duke thënë se, e gjitha kjo po ndodh tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel.

“Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi në Facebook:

Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel.

Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër.