Kurti: Gjykatat t`i trajtojnë me prioritet rastet e dhunës ndaj grave!

Kryeministir i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar nga Gjykatat’i trajtojnë me prioritet rastet e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe se duhet dënim meritor duke iu referuar kështu rarstit të fundit të vrasjes së Liridona Ademajt.

Sipas tij nuk mjafton vetëm arrestimi i porositësit dhe kryerësit të vrasjes.

Kemi nevoje që krejt sistemi i Drejtësisë t’i bëjë prioritet rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave. Nuk kemi si ta themi që duhet dënim meritor. Butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit. Vënia e drejtësisë është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë e demokratike e çfarë aspirojmë të mbesim përherë

Në konferencën “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, ai ka përmendur edhe rrëmbimi dhe vrasjen e 14 vjecares në Shkup.

“Vrasjet e fundit, vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj dhe kidnapimi dhe vrasja e 14 vjecare ne Shkup, na ka rënduar mendjet dhe zemrat tona. Porositësit dhe kryerësit e rastit të Liridonës janë zënë e janë vënë prapa grilave. Policia syçelë si kurrë njëherë po vepron shpejt e me efikasitet të lartë. Por s’po mjafton vetëm arrestimi”, tha Kurti.

Ish-drejtori i Qendrës për Punë Sociale në komunën e Prishtinës, Vebi Mujku, tha se rastet e vrasjeve të grave dhe dhunës në familje janë duke marr përmasa të mëdha.

Këto raste në përgjithësi janë duke u neglizhuar nga institucionet dhe se shumica e institucioneve kanë mungesë stafi dhe mungesë të parapërgatitjes profesionale për trajtimin e këtyre rasteve.

Një ditë më parë është zhvarrosur trupi i pajetë i Liridona Ademajt për tu rivarrosur në fshatin e saj të lindjes pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria se porsitës i varsjes së saj del të jetë bashkëshorti në bashkëpunim me dorasin dhe një person tjetër.