Kurti fishkëllehet e gjuhet me letra derisa flet në panairin e rinisë

Kryeministri Albin Kurti përgjatë fjalimit të tij në panairin e rinisë është fishkëllyer dhe gjuajtur me disa letra. Megjithatë ai e ka vazhduar fjalimin e tij, derisa në prapavijë dëgjoheshin fishkëllimat.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka konfirmuar për Express se qëndrojnë prapa aksionit.

Mbrojtja e afërt e Kurtit ndërkohë shihet teksa ndërhyn dhe largon aktivisten e PSD-së nga salla./GazetaExpress/