Kurti e Vuçiqi qeshin, a është kjo shenjë se do të ketë marrëveshje?

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ai u shfaq i buzëqeshur në praninë e dy përfaqësuesve të BE-së.

I buzëqeshur u shfaq edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në takim me dy të lartpërmendurit.

Ky takim vjen në kaudër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.

Mirëpo, a do të jetë takimi i gjashtë vendimtari midis Kurtit dhe Vuçiqit, ku do të arrihet marrëveshja mes dy shteteve? Kjo mbetet të shihet.