Kurti e takoi mësuesin me të cilin ishin në burg bashkë

Kryeministri Albin Kurti, ditë më parë e kërkoi numrin e mësuesit Osman Jakupi nga fshati Baks i Skenderajt.

 

Kurti, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se është takuar me mësuesin Osman Jakupi, me të cilin tha se ishin bashkë në burgjet e Serbisë, raporton Klankosova.tv.

“Ai ishte i plagosur e i burgosur, i malltretuar edhe në spital përveçse i torturuar në burg. Katër anëtarë të familjes i ka të vrarë gjatë luftës, e vetë mësues me ditar në dorë për 45 vjet e 5 muaj”, tha Kurti.

Ndërkaq, kryeministri takoi edhe vajzën e mësueses së tij, Afërditën.

Albin Kurti Aferdita

“Ndërkaq Afërdita është vajza e vetme e mësueses sime Nafije Dobruna-Deva. Kur unë isha nxënës i fillores Afërdita ishte studente e Matematikës, pastaj ajo u bë profesoreshë në Gjimnaz e mandej Asistente në Fakultet të Ndërtimtarisë, në lëndët Matematikë I, II dhe III”, shkroi kreu i ekzekutivit. /Klankosova.tv