Kurti e Sveçla mbajnë konferencë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën do të mbajnë një konferencë për media në ora 08:30.

Kjo konferencë pritet të mbahet pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, që është raportuar të mbahet sot pas situatës në veri, transmeton Klankosova.tv.

Dje, tre policë të Kosovës janë kidnapuar nga policia e Serbisë, të cilët ishin thellë në territorin e Kosovës.