Kurti e quan Vuçiqin ‘’Z.Nyet’’, thotë se e refuzoi ofertën e tij të vetmenaxhimit për asociacionin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë përsëri reagim mbi qasjen refuzuese të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbi pranimin e aneksit të 18 marsit.

Mes tjerash Kurti në një cicërimë në twitter, thotë se me këtë rast, Vuçiqi ka refuzuar ofertën e tij të vetëmenaxhimit për çështjen e asociacionit, transmeton klankosova.tv.

Tutje Kurti ka përdorur disa terme që në kontekstin rus, përkthehen si ‘përgjigjie refuzuese’ mbi vendimet me rëndësi edhe për politikën e jashtme.

”Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, Presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës, në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. No apo Z. Nyet? Epo, ne e dimë se ai nuk është mjek”.

 

Por, si rrodhi tek cilësimi me emrin Z.Nyet?

Andrei Andreyevich Gromyko ishte një politikan dhe diplomat komunist sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Ai shërbeu si Ministër i Punëve të Jashtme (1957-1985) dhe si Kryetar i Presidiumit të Sovjetit Suprem (1985-1988).

Gromyko ishte përgjegjës për shumë vendime kryesore mbi politikën e jashtme sovjetike derisa u tërhoq në vitin 1988.

Në vitet 1940, ekspertët perëndimorë e quanin atë Z. Nyet (“Z. Jo”) ose “Grim Grom”, për shkak të përdorimit të shpeshtë të vetos sovjetike në Shtetet e Bashkuara.