Kurti e mbyll ditën e parë si kryeministër me ambasadorin Heldt

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, nuk ka pasur deklarime.

Kurti ditën e parë si kryeministër e kishte shumë të ngjeshur.

Ai në ora 11 e pranoi në mënyrë solemne postin nga zëvendëskryeministri Pacolli, ndërsa bëri homazhe në Prekaz, mori pjesë në akademi përkujtimore në Mitrovicë, si dhe takoi disa ambasadorë të akredituar në Kosovë.