“Google” nën hetim për përdorimin e të dhënave gjeolokalizuese

Gjiganti amerikan “Google” është nën hetim për përpunimin e të dhënave të gjeolokalizimit të përdoruesve të tij, njoftoi sot Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC).

Rregullatori shpjegoi se ka marrë ankesa nga shoqata të ndryshme europiane të konsumatorëve për mungesë transparence në përpunimin e këtyre të dhënave.

Si rrjedhojë, DPC hapi një hetim për të përcaktuar se në çfarë mase Google ka të drejtën të analizojë të dhënat e gjeolokalizimit dhe nëse i përmbush detyrimet e saj të transparencës.

Nëpërmjet një deklaratë “Google” tha se do të bashkëpunojë plotësisht dhe ngushtë me DPC-në, si edhe me rregullatorët dhe shoqatat e konsumatorëve në Europë.