Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka liruar të martën nga detyra zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari.
Zyra e Kurtit nuk dha asnjë arsye për lirimin e Ulgarit nga detyra në njoftimin e shkurtër për media.
Ulgari vjen nga Unioni Socialdemokrat, parti nga radhët e komunitetit boshnjak.
Ai ishte emëruar në këtë detyrë në shkurt të vitit 2024, duke e pasuar Almir Velijitin nga e njëjta parti, i cili kishte dhënë dorëheqje po atë muaj.
Derisa nuk është e qartë pse Ulgari u shkarkua, pak pas njoftimit, kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Bale, shkroi në Facebook këtë mesazh: “Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar!”
Ajo nuk iu referuar drejtpërdrejt këtij vendimi.
Bale nuk e kishte mbështetur partinë e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, në emërimin e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, pasi kishte disa kërkesa.
Një prej kushteve kryesore, sipas Bales, ishte formimi i komunës së Zhupës me shumicë boshnjake./REL




