Kurti e emëron zëvendësministër ish-kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi

Ish-kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit theksohet se Hetemi ishte zgjedhur kryetar i Leposaviqit në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 23 prillit dhe që kishte shërbyer deri në fund të mandatit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Lulzim Hetemi në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Kryeministri Kurti e uroi Hetemin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.