Kurti do të takohet me Vuçiqin, në prani të Merkelit dhe Macronit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet sot me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Brdo të Sllovenisë.

Takimi do të realizohet në praninë e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Francës Emmanuel Macron, në pushimin mes sesioneve shkruan Euronews në gjuhën serbe përcjell Klankosova.tv.

Kurti para gazetarëve tha se Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje.

“Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova nuk e njeh Serbinë, dhe ne kemi nevojë për një marrëveshje”.

Ai theksoi se njohja reciproke është e vetmja mënyrë për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan..