Kurti dhuron gjak në Qendrën e Transfuzionit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhuruar sot gjak në Qendrën e Transfuzionit në Prishtinë.

Ky veprim i Kurtit, vjen pasi Qendra e Transfuzionit u ka bërë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak për shkak të mungesës së rezervave.