Kurti: Dëshmorët janë dëshmuar, tani është koha që ne të dëshmohemi tek ata

Me këtë rast kryeministri Kurti deklaroi se Konushevci dhe doktor Hazir Mala kanë qenë punëtorë të zellshëm për luftën çlirimtare të cilën e përgatitën edhe më herët.

“Më pas edhe luftëtarë të mëdhenj të cilët çlirimin e vendit e kishin punë të tyre të përditshme. Rënia e Ilirit dhe doktor Hazirit e ngriti vetëdijen tek të gjithë qytetarët e vendit tonë, meqenëse duhet larguar okupatori serb sa më parë. Konushevci dhe Mala e kuptonin se faktori i brendshëm është vendimtarë për çlirimin e vendit, pro edhe për ndihmën që mund të marrim dhe e morëm edhe prej jashtë”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti shtoi tutje se dëshmorët janë dëshmuar dhe se tani është koha që ne të dëshmohemi tek ata.

“Dëshmorët janë dëshmuar e ne duhet të dëshmohemi tek ata e në këtë mënyrë të ecim drejt në rrugën që e kanë shtruar ata, por edhe të jemi në nivel të përgjegjësive që kemi.Heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kanë kryer pjesën më të madhe të punës, e neve na ka mbetur një pjesë tjetër e punës që duhet ta kryejmë me nder, progresin në mendje e dëshmorët në zemër.Lavdi Konushevcit, Malës e gjithë dëshmorëve të vendit”, shtoi Kurti.