Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në një konferencë për media, pas situatës së shkaktuar me moszgjedhjen e presidentit të vendit, në ditën e fundit të caktuar si afat nga Gjykata Kushtetuese.
Para gazetarëve, Kurti tha se partia në pushtet nuk ka faj për bllokadën dhe i akuzoi partitë opozitare, duke e krahasuar mungesën e tyre me atë të Listës Serbe, raporton Klankosova.tv
“Është bërë e qartë se opozita nuk ka qëllim tjetër përveçse bllokimit. Është e interesuar për bllokimin e qeverisjes sonë. Në këto rrethana, e gjithë kjo bllokadë, nuk mund të quhet ndryshe, pos mosnjohje e rezultatit zgjedhor, të shprehur qartë më 28 dhjetor, si asnjëherë më parë.
Dëshmi për bllokadën është edhe një fakt tjetër, për ta kundërshtuar pakon ekonomike për qytetarët, pra rishikimin e buxhetit, u mobilizuan të gjithë, përfshirë Listën Serbe, kurse për president as nuk po vijnë në sallë.” – u shpreh kryeministri.
Sipas tij, Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, prandaj u arsyetua se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, por PDK dhe LDK kanëm refuzuar.
“Me besimin e plotë se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, meqë kemi mbajtur mjaftueshëm të tilla në vitin 2025 dhe rezultati ka qenë i qartë, e vendit do t’ia humbim së paku 10 milionë euro dhe duke pasur parasysh rrethanat globale, i kemi bërë të gjitha përpjekjet që vendi të mos shkojë në zgjedhje.
U përpoqëm për kandidat konsensual, por ishte e pamundur.
Të shtunën e bëmë një hap tutje, kërkuam nga subjektet politike, të sjellnin 3 emra, ku përveç nënshkrimeve, njërin ta votonin. Ju e dini që s’kanë deputetë për të propzouar kandidat të tyre. LDK-ja mund të propozojë njëfarë gjysmë kandidati. Dyjat bashkë mund ta propozojnë një kandidat.” – tha Kurti. /Klankosova.tv



